We are the only professional consulting firm backed by a business association.

Bashkësia Islame – Regensdorf

Xhamia e Regensdorf, është themeluar më datë 28.03.1998, në një objekt me qira, në Althardstrasse 10 në Regensdorf, fillimisht me një numër të vogël anëtarësh prej 30 apo 40 veta, me një sipërfaqe prej 200 m², por interesimi i njerëzve dhe shtimi i anëtarëve bëri që ne të zgjërojmë sipërfaqen në 450 m². Në këtë sipërfaqe përfshihej faltorja, kafeneja, klasa për mësimin fetarë si dhe zyra e kryesisë. Numri i anëtarëve rritej viti në vit. Në vitin 2002 numri i anëtarëve afërsisht arriti në 130. Kështu që u paraqit nevoja për një imam të rregullt. Por në fillim të Janarit të vitit 2004 u befasua Kryesia e xhamisë si dhe xhemati nga një shkresë e pronarit të objektit i cili në afat gjashtë mujor kërkoi largimin nga objekti pa asnjë llojë arsye.

Ishte dëshira e Allahut xh.sh. që pas disa muaj të nënshkruhet kontrata për blerjen e objektit të ri në Pumpwerkstrasse 26 poashtu në Regensdorf, që në gusht të 2004 të transferohet ky xhematë në xhaminë e re. Pas një mundi të palodhshëm disa mujor të shumë xhematlinjëve që në mënyrë vullnetare punuan për renovimin dhe përshtatjen e brendshme të objektit, arritëm që fillimi i Ramazanit të vitit 2004 të na gjej në faltoren e re. Objekti ka një sipërfaqe prej 1600 m², me një hapërsirë prej 2400 m², i cili i plotëson në maksimum nevojat e xhematit, duke filluar nga faltorja e burrave dhe e grave që kap një sipërfaqe rreth 500 m². Pastaj posedon kafenenë, zyrën e kryesisë e të imamit, klasat për mësimin fetar si dhe sallën për nevoja të ndryshme të xhematit, që gjithsejt kap një hapësirë prej mbi 500 m². Objekti posedon edhe hapësirën tjetër që për momentin nuk i nevojitet xhamisë, por shfytëzohet me qira. Objekti në fjalë ka edhe hapësirë për parkimin e veturave. Bashkësia Islame e Regensdorfit ka Statutin e saj, kryesinë e xhematit si dhe imamin e rregullt.

Like
3,250

PROGRESS BARS

- Cool looking progress bars -

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor ua labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat

35% Funded
32% Uploading
60% Earned
81% To Go
100% Completed

YOUTUBE PLAYER

- Crete unlimited youtube players with built in CMS Pro yplayer plugin -